Insajderi
Lajme

Gashi thotë se Kurti u ndje i frikësuar pas sulmit terrorist në Banjskë: Vinte me na u lutë, s’dinte qysh reagonte

Insajderi
10 December 2025 - 10:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi thotë se Kurti u ndje i frikësuar pas sulmit terrorist në Banjskë: Vinte me na u lutë, s’dinte qysh reagonte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka folur për, siç është shprehur ai, frikën që kishte kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas sulmit terrorist në Basnjka.

Gjatë një interviste për emisionin “Debat Plus”, ai ka dhënë detaje rreth seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila ishte mbajtur 28 shtatori 2023, pas sulmit terrorist.

Sipas tij, në këtë seancë Kurti ishte shfaqur shumë i frikësuar.

“Kur është vrarë polici Afrim Bunjaku (në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë)…aq i frikësuar ka qenë zoti KURTI, sa kur ka hyrë në Kuvend, nga ai luani, shqiponja që i hapte krahët. Vinte me na’u lutë, se nuk e dinte se qysh reagon. Qysh do të reagojë salla. Ia kemi dhënë përkrahjen e plotë, pa asnjë rezervë. Jo Albin Kurtit, jo VV-së, por kryeministrit të Kosovës, shtetit dhe çdo polic që ka shkuar në veri”, ka thënë Gashi, raporton Dukagjini.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark