Vizitë Qendrës Inovative për avancimin dhe zhvillimin e të rinjve në sferën teknologjike dhe të arkitekturës ‘Makerspace’ për t’i përgëzuar për punën e tyre, themeluesit e qendrës, Enis Qafleshi dhe Arbër Kryeziu.
Plani i rimëkëmbjes dhe themelimi i fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të ndërmarrësisë nga të rinjtë, është njëra ndër pikat programore të Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të përfitojnë edhe qendrat e tilla inovative të cilat kontribuojnë edhe në punësimin e të rinjve.