Giacomo Vrioni është gati të nisë aventurën e re në MLS, teksa do të mbajë tashmë veshur fanellën e New England Revolution.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka mbërritur në amerikë, ku 23-vjeçari është pritur nga tifozët në aeroportin e Bostonit, të cilët kanë përfituar të marrin edhe autografe nga lojtari kuqezi.
Tashmë Vrionit i mbetet vetëm të bëjë debutimin në fushë me skuadrën amerikane, e cila e transferoi nga Juventusi duke paguar 4 milionë euro për kartonin e tij.