×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gazeta gjermane: A po planifikon Putini luftë në Kosovë?

    Insajderi
    21 January 2024 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A do të ndezë Putini së shpejti luftën e ardhshme në Evropë? Ekspertët e Ballkanit paralajmërojnë për zhvillimet në Serbi nën presidentin Aleksandar Vuçiq.

    Gazeta gjermane ‘Bild’ ka realizuar një artikull për këtë. Në një prononcim për këtë gazetë, citohet aktivistja evropiane Kati Schneeberger ka parashikuar një rrezik të vërtetë, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Putini do të krijojë një fushë të dytë beteje në tokën evropiane përpara zgjedhjeve evropiane në Ballkan – me ndihmën e presidentit serb”, ka deklaruar ajo.. Me “fushë beteje të mundshme” ajo nënkupton konfliktin e Kosovës.

    BILD ka analizuar krizën bashkë me ekspertin serb Jakov Devçiq, kreu i zyrës së jashtme të Serbisë/Malit të Zi të Fondacionit Konrad Adenauer, të lidhur me CDU.

    ► Shtator 2022. Sinjali i qartë: Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e ardhshëm – gjashtë muaj pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe: Serbia ende nuk po sanksionon Rusinë.

    ► Maj 2023: Aleksandar Vulin (ish-shefi i inteligjencës) dhe Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm) përfaqësojnë Serbinë në konferencën e sigurisë në Moskë.

    ► Shtator 2023: Tensionet përshkallëzohen kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë sulmuan oficerët e policisë në veri të Kosovës. Vritet një polic kosovar. Vuçiq ka trupa të dislokuara në kufi – më kërcënues sesa ka qenë prej vitesh!

    ► Tetor 2023: Në vend që të shkojë në samitin BE-Ballkan, Vuçiq udhëton në Kinë dhe takohet atje me Putinin – dhe nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën në margjinat e samitit të Rrugës së Mëndafshit.

    ► Janar 2024: Serbia shpall shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Mobilizim?

    Konkluzioni: “Situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është shumë e brishtë. Pa prani më të madhe perëndimore dhe rrjedhimisht gjermane në veri të Kosovës, nuk do të ketë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark