Takimi tre palësh mes kryeministrit Albin Kurti, Aleksander Vuçiq dhe për përfaqësues të Bashkimit Evropian ka hyrë në orën e pestë prej kur edhe ka nisur.
Siç raportojnë nga Brukseli dy gazetarët kosovarë, Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj, takimi maratonik ende nuk ka përfunduar, përcjell Insajderi.
Sipas Tuhinës ende nuk ka ndonjë indikacion se kur pritet të përfundojë ky takim trilateral.
Derisa Palokaj tha se edhe pas pesë orësh, asnjëra palë nuk ka dhënë informata se çfarë është duke u diskutuar në takim.
Në orët e para të së hënës kryediplomatit evropian, Josep Borrell, takoi ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimet e ndara, kanë zgjatur për rreth 1 orë secili veç e veç.
Ndërsa takimi trepalësh Borrell – Kurti – Vuçiq ka nisur para 5 orësh. Mirëpo ende nuk ka informacione se çka po ndodhë brenda takimit dhe se a ka disponim për arritjen e ndonjë marrëveshje.
Nga ky takim janë publikuar vetëm disa fotografi dhe një video e shkurtër. /Gazeta Insajderi