Gazetari dhe komentatori britanik i medias Sami Hamdi, një kritik i hapur i Izraelit, është arrestuar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave i SHBA-së (ICE), ka raportuar BBC.
Ndërsa ishte në një turne fjalimesh në SHBA gjatë fundjavës, Hamdi u ndalua nga oficerët e ICE-së dhe viza e tij u revokua, njoftoi një zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), Tricia McLaughlin, në X të dielën, transmeton Insajderi.
Hamdi është në paraburgim të ICE-së në pritje të largimit të tij nga vendi, shtoi ajo.
Departamenti i Shtetit dhe DHS pretendojnë se Hamdi mbështet terrorizmin dhe përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare, ndërsa një grup avokatie myslimane argumenton se ai po shënjestrohet politikisht në shkelje të të drejtave të tij të lirisë së fjalës.