×
Show

Gazetari i Eurovisionit ngacmon ekipin serb: Veshjet tuaja duken si flamur i Shqipërisë

Insajderi
09 May 2016 - 15:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një nga gazetarët që po përcjellte konferencën për media të ekipit të Serbisë në Eurovision, ka pyetur ata lidhur me veshjen e kuqe të përfaqësuesve serb, që sipas gazetarit, i përngjan flamurit shqiptar.

Por, një gjë e tillë është hedhur poshtë nga njëri prej përfaqësuesve të ekipt serb në këtë festival, duke thënë se ngjyra e kuqe përfaqëson gjithçka përveç simboleve shqiptare.

Përgjigja e tij është përcjellë më duartorike të disa personave që gjendeshin të pranishëm gjatë kësaj konference.

“Ngjyra e kuqe nuk e përfaqëson Shqipërinë.  Mendoj që ngjyra e kuqe përfqëson dashurinë, pasione të forta dhe gjithçka tjetër përvec simboleve të Shqipërisë,” ka thënë njëri nga përfaqëusesit e ekipit serb në Eurovision, njofton mediumi serb Blic.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark