Insajderi
Lajme

Gazetari Hamidi: Pronari i Ex-Fis ua lagë fytin pushtetarëve të Vetëvendosjes

Insajderi
22 October 2024 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gazetari Hamidi: Pronari i Ex-Fis ua lagë fytin pushtetarëve të Vetëvendosjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Lavdim Hamidi, tha se pushtetarët janë duke përfituar nga kompania Ex-Fis.

Ai në “Facebook”, ka hedhur dyshime se pse ministri Murati dhe ministrja Hajdari nuk kanë folur siç thotë ai për monopolin e furnizimit me kerozinë të Aeroportit Adem Jashari.

“Thojshin na rrëzoj opozita Ligjin për çmimin tavan të derivateve të naftës, ndërsa rasti i Gjilanit i demantonte. Atje vazhdimisht nafta shitej më lirë se në Prishtinë per 15-20%, sepse konkurrenca e bënë të veten në treg.

“Pse Hekuran Murati e Rozeta Hajdari kurrë nuk e folën asnjë fjalë për monopolin e furnizimit me kerozinë të Aeroportit Adem Jashari?! Jo, sepse aty ka dyshime se dikush ua lagë fytin qeveritarëve aktual, prandaj e kanë lënë furnizimin me kerozinë në dorë të një kompanie, ExFis-it“, tha ai.

Tutje, Hamidi tha se aftësia e biznesmenëve qëndron te lidhja me të gjitha pushtetet.

“Veç mos thuani për shkaqe sigurie, sepse po të ishte ashtu do të duhej të rikthehej British Petroleum në Aeroport.

“Këta biznesmenët e Kosovës, shumica prej tyre, e kanë një aftësi me u lidhë me të gjitha pushtetet. Pronarit të Exfis, Isa Muharremi, më herët iu lakohej emri si shok i ngushtë i Haki Shatrit, sa ishte ky i fundit ministër i Ekonomisë dhe Financave. Tash po thonë janë bo “kumbarë” me Bislimin dhe Albinin“, përfundoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark