×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gazetari i RTV21 sulmohet fizikisht, goditet në bark nga protestuesit serbë në Zveçan

    Insajderi
    31 May 2023 - 15:24

    Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës.

    Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin  e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bëjmë thirrje kolegëve që janë në këto komuna, të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

    “AGK-ja, njëherësh ju bën thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark