×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gazetari Idro Seferi: MD do t’i mbulojë shpenzimet e mbetura për bartjen e kufomës së argjentinases

    Insajderi
    01 September 2023 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Idro Seferi ka thënë se Ministria e Drejtësisë së Kosovës do t’i mbulojë shpenzimet e mbetura për bartjen e kufomës së 27-vjeçares nga Argjentina, Maria Clara Udangaray, e cila dyshohet se u vra në Fushë Kosovë në fillim të muajit gusht.

    Seferi ka thënë se për këtë është njoftuar nga Ministria e Drejtësisë.

    “Kufoma e Maria Claras po kthehet ne shtepi. Sapo e mora nje lajm te mire qe lobimet tona dhe postimet kane bere pune dhe familja nga Argjentina do ta kete kete mundesi ta beje varrimin e saj me dinjitet. Sapo u njoftova dhe jam shume falenderues ndaj Ministrise se Drejtesise, ministres dhe stafit te saj qe kane vendosur ti mbulojne shpenzimet e mbetura per bartjen e kufomes tek familja saj”, ka shkruar Seferi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark