×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gazetari pyet kryeministrin shqiptar për bashkimin kombëtar, Rama: Kjo është pyetje apo është “provokacja”

    Insajderi
    26 November 2021 - 12:52

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare ka folur për çështjen e Bashkimit Kombëtar, shkruan Insajderi.

    Rama është pyetur se si do të votonte nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar.

    Rama e ka quajtur provokim pyetjen nga gazetari kosovar, por është përgjigjur se nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar, ai do të votonte hapur “po”.

    “Kjo është pyetje apo është “provokacja” sepse unë s’kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur “po””, ka deklaruar Rama.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark