×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gazetari shqiptar që u sulmua ditën e djeshme flet për Insajderin

    Insajderi
    14 November 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari shqiptar i Report Tv, Adriatik Doçi, është sulmuar ditën e djeshme. Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Kamëz, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari dhe janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

    Gazetari Doçi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar se si është gjendja e tij shëndetësore dhe ka rrëfyer se si kishte ndodhur rrahja.

    Sipas tij sulmi erdhi nga persona të paguar nga segmente të krimit e të korrupsionit.

    “Nuk kisha lëndime serioze. Ishte një sulm fizik, në befasi nga pas, nga persona të maskuar, besoj të paguar nga segmente të krimit dhe korrupsionit. Nuk ka asnjë dyshim është një mesazh për shkak të artikujve denoncues në platforma elektronike dhe TV” – tha Doçi për Insajderin.

    Tutje, Doçi thotë se misioni prej gazetari bartë rreziqe të ndryshme, duke shtuar se në vendin tonë ka klimë pasigurie ndaj gazetarëve.

    “Natyrisht që ka një klime pasigurie ndaj gazetareve. Kërcënime, dhune dhe shantazh, për të mos raportuar për çështje të caktuara ku preken interesa të fuqishme financiare. Kujtoj që sulme në të kaluarën ndaj gazetareve nuk janë zbardhur, fakt ky qe inkurajon segmente te korrupsionit dhe mafies te ndërmarrin akte te tjera dhune ne vijim, për te frikësuar gazetarët. Ne jemi të pambrojtur nga pikëpamja fizike, edhe për shkak të natyrës së punës, ku takojmë dhjetëra persona në javë në vende publike” – tha ai.

    Ndryshe, Doçi bëri të ditur se Policia shqiptare dhe prokuroria janë angazhuar për të zbardhur rastin në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark