×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari Zajmi tregon fanellën e ardhur nga Brazili

    Insajderi
    30 December 2022 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari sportiv Uvil Zajmi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Brazilit, Pele dhe ndikimin e tij në sportin e futbollit.

    Zajmi tregoi një fanellë të ish-yllit të Brazilit që sipas tij ka mbërritur nga atdheu i lojtarit duke kaluar në duart e disa koleksionistëve. Sipas tij figura e Pele është shumë e lidhur me qytetarët shqiptarë dhe adhuruesit e sportit të futbollit në vend pasi breza të tërë shqiptarësh e kanë jetuar kohën e tij të lavdishme dhe e kanë ndjekur.

    “Kjo është një fanellë e Brazilit me numrin e Pelesë. E mora nga arkivi, kjo më ka ardhur nga Brazili përmes miqësive të mia nga koleksionistë që e kanë pasur. Kjo fanellë ka ardhur në vitin 2012.

    Janë ndarë nga jeta shumë legjenda të futbollit dhe personalitete të mëdha, Pele është shumë i lidhur me ne, janë breza e breza shqiptarësh që e kanë jetuar kohën e tij. Pele adhurohej për 2 arsye, ishte një futbollist jashtëzakonisht shumë i madh dhe shumë shqiptarë janë tifozë të Brazilit prej tij dhe e dyta se ai ishte shumë i thjeshtë pavarësisht se ishte një lojtar shumë i madh”, u shpreh Zajmi..

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark