×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari zhvishet nudo nëse Giroud i shënon Barcelonës

    Insajderi
    04 February 2016 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari i njohur anglez Piers Morgan ka bërë një deklaratë të çuditshme që ka bërë xhiron e mediave britanike.

    Një prej figurave më të njohura të gazetarisë në Angli, Morgan ka premtuar se do të bëjë xhiro nudo rreth stadiumit “Emirates” nëse Olivier Giroud do të shënojë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

    Morgan ka qenë tepër kritik ndaj Arsenalit, trajnerit Wenger dhe vetë sulmuesit Giroud dhe me sa duket ka lëshuar dhe një batutë të fundit.

    giod

    Duke folur për “Talksport”, Morgan ka thënë: “Nëse Zhiru do të shënojë ndaj Barcelonës në Champions do të bëj një xhiro nudo në Emirates”.

    Një ironi e fortë kjo nga Morgan që nuk beson kurrsesi që Arsenali do të arrijë të kalojë kampionët e Evropës në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark