×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gazetarja nga Brukseli pas lajmit të fundit për vizat tregon se kur mund të merret vendimi

    Insajderi
    03 November 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në prag të diskutimit të dytë të grupit punues për vizat në Këshillin e BE-së, Presidenca çeke ka dërguar një “dokument ndërinstitucional”, në të cilin tashmë është përfshirë edhe kërkesa e Francës e paraqitur në takimin e parë, më 13 tetor.

    Korespodentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, ka dhënë detajet e fundit.

    Tuhina ka bërë të ditur se nëse formulimi i hartuar dhe ndryshuar nga Çekia miratohet, atëherë kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm para nëntorit të vitit 2023.

    Megjithatë, një vendim procedural edhe mund të merret tash.

    “Ajo që është raportuar ka të bëj me pranimin e kërkesës së Francës që vizat të lidhen me ETIAS. Marrë parasysh që ETIAS pritet të nis në funksionim në fillim të vitit 2023, e pritet të bëhet funksional në fund të vitit 2023, e nëse ky formulim miratohet, atëherë mbase edhe mund t’i bie që procedura e vendimmarrja të bëhet gjatë këtij viti, e zbatimi të bëhet me ETIAS-in. Momenti më i hershëm për lëvizje të lirë është në nëntor të vitit 2023”, ka thënë Tuhina.

    Propozimi i ndryshuar i Presidencës çeke të Këshillit të BE-së përmban kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me “nisjen efektive të sistemit ETIAS”, si dhe kërkesat ndaj Kosovës që deri në hyrjen në fuqi, të përmbyllë marrëveshje për riatdhesim me ato vende të BE-së me të cilat nuk ka marrëveshje të tilla deri më tash, si dhe ta përshtatë edhe më tej politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark