×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja: Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

    Insajderi
    31 October 2023 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarja Esmeralda Mulaj tha se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i intereson tensioni me Kosovën pasi ai e ka dominuar skenën politike në shtetin e tij përmes nacionalizimit.

    Sipas saj, deklaratat e tij për Kosovës, janë retorikë për votat e brendshme pasi aktualisht ka probleme që nuk po i mbulon dot as me nacionalizëm.

    “Vuçiqit do t’i interesonte shumë në këto momente tensioni me Kosovën se e ka dominuar jetën politike në Serbi me nacionalizmin. Është i vetmi që nuk e lëshon Kosovën, ndaj bën deklarata provokuese për politike se e di që Kosovën e ka të humbur, e di që nuk mund të bëjë asgjë më shumë se ajo që bëri në Banjskë ushtrinë se fut dot në Kosovë se është NATO se për 30 sekonda bombardohet Beogradi. Bën retorikë për votat e brendshme, se ka shumë probleme të brendshme që nuk i mbulon dot me nacionalizëm”, tha ajo në emisionin Now në Euronews Albania.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark