Në koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq, e cila po mbahet në Festën e Birrës në Korçë, është lëshuar gazlotsjellës.
Qytetarët janë parë duke u larguar nga vendi, ku kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë.
Bregoviqi është duke mbajtur koncert në ditën e fundit të Festës së Birrës, hyrja për të cilën për këtë ditë ka kushtuar 8 euro
Forcat e policisë janë parë duke rrethuar tërë perimetrin ku po përformon ai para se të fillojë festivali.