Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot ka marrur zyrtarisht detyrën.
Në ceremonin e organizuar të pranishëm ishin edhe stafi i lartë menaxhues dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm, Kolonel Fehmi Hoti.
Ky i fundit ia dorëzoi zyrtarisht detyrën Hoxhas, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Ndërsa, Hoxha ndër të tjera ka thënë se do te bëjë “drejtimin dhe menaxhimin e organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët”./Insajderi