Kandidati nga Lidhja Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka apeluar tek qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat në Lumbardh.
Muhaxheri ka njoftuar se është pastruar Lumbardhi nga mbeturinat e mbledhura dhe ka kërkuar që mbeturinat të hidhen ku e kanë vendin, e jo në shtratin e Lumbardhit.
“Pastrimi i Lumbardhit nga mbeturinat e mbledhura të cilat hudhen nga qytetarë e papërgjegjshëm. Apeloj t’i hedhni mbeturinat aty ku e kanë vendin, dhe jo në shtratin e Lumbardhit”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.