Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Pejës, njëherësh kryetar aktual, Gazmend Muhaxheri, ka prezantuar realizimin e një projekti kapital, respektivisht asfaltimin e mbi 130 kilometrave rrugë, në Rugovë.
Me këtë rast, Muhaxheri, ka thënë se, mandatet e kaluara kanë qenë storie të suksesit dhe do të mbetën të tilla për investimet kapitale në asetin tonë kombëtar, në Rugovë – perlën tonë.
Muhaxheri, spikati faktin se këto investime kanë ofruar bjeshkët më të bukura të Republikës së Kosovës afër gjithë vizitorëve, vendas e ndërkombëtarë, e me theks të veçantë banorët e këtyre trevave, ku ndryshimi në cilësinë e jetës së tyre është i dukshëm.
“Mandatin e ardhshëm do të jemi të fokusuar shumë në mbrojtjen e ambientit, si dhe në aspektin e kanalizimit dhe ujësjellësit, në mënyrë që ta përmbyllim kurorën e investimeve mbi këtë mbretëreshë”, ka shtuar Muhaxheri.
“Investimi i më shumë se 130 kilometrave rrugë në Rugovë, dëshmon sigurinë tonë në zhvillimin e qëndrueshëm turistik”, ka theksuar Muhaxheri.