Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se është përuruar ndriçimi publik në lagjen Kristali.
“Së bashku me kandidatën për Kuvend Komunal, znj. Dafina Dragaj, përuruam ndriçimin publik të rrugës kryesore në lagjen Kristali të Pejës”, tha ai.
Muhaxheri më tej shtoi se me përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në këtë lagje, qytetarët do të jenë më të sigurt.