Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se Qendra e Mjeksisë Familjare në fshatin Vitomericë është në përfundim.
Ai ka premtuar se shumë shpejtë banorët do të marrin trajtim në këtë qender.
“Punët ndërtimore janë në fazën finale, ku pas disa ditësh pritet të përfundojnë për t’i lënë radhën finale punimit të enterierit dhe hapjes së saj për pacientët e Vitomiricës dhe fshatrave përreth saj”.
Muhaxheri ka treguar edhe kushtet e kësaj qendre të re shëndetsore.
“Qendra e re shëndetësore është ndërtuar me kushte bashkëkohore, si më poshtë:
– Arkitekturën e objektit në bazë të specifikave mjekësore;
– Statikën e objektit me të gjitha elementet përcjellëse;
– Sistemin e ngrohjes nën dysheme me pompë termike;
– Klimatizim qendror për tërë objektin;
– Afër 500 m² hapësirë pune për shërbime shëndetësore”, ka shkruar Muhaxheri.