Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka vizituar banorët e komunitetit egjiptian në fshatin Treboviq.
Muhaxheri ishte bashkë me Kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, z. Veton Berisha dhe kandidatët për kuvend në këtë qytet. Ata diskutuan me banorët për problemet me të cilat përballën gjdo ditë.
“Në takim ishin pjesëmarrës edhe kandidatët për Kuvend Komunal nga ky subjekt, me të cilët së bashku diskutuam për kërkesat dhe shqetësimet e banorëve të këtij rajoni”
Kryetari aktual i Pejës ka premtuar mbështetje për këtë komunitet dhe ka thënë se pret bashkëpunim edhe më tej për shumë çështje me Partinë Liberale Egjiptiane.