Gazmend Syla, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit garon për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK’së, është mirëpritur nga një numër i madh i qytetarëve në Maznik dhe Dashinoc të Deçanit.
Syla ka thënë se në këtë vend ka kaluar fëmijërinë dhe një pjesë të luftës.
“Në Maznik dhe Dashinoc të Deçanit përveç fëmijërisë dhe një pjesë të luftës, i kam edhe dajtë.
Nga Mazniku dhe Dashinoci njëzëri: Në rresht atëherë, në rresht gjithmonë!”, ka shkruar ai.