Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka mirëpritur në zyrë të OVL UÇK-së në Pejë, Agron Kryeziun.
Syla ka thënë se Kryeziu, përveç që ishte komandant i Brigadës 137 – Gjakova, është edhe bashkëluftetar i tij.
“Kisha nderin ta mirëpres sot në zyrë të OVL UÇK në Pejë, Agron Kryeziun, Komandanin e Brigadës 137 – Gjakova.
Me Agronin dhe bashkëluftëtarët njihemi kaherë dhe sikurse ishim në rresht atëherë, në rresht do të jemi gjithmonë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Gazmend Syla, mban numrin 11 në listën e partisë së Ramush Haradinajt.