Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, gjatë ditës së diel, është takuar me të rinjtë e komunës së Pejës.
Syla, ka treguar se këta të rinjë kanë vendosur në fitoren e Ramush Haradinajt si president.
“Rinia është motori i ndryshimeve shoqërore. Ai vend që nuk ka rini, nuk ka jetë. Rinia e Pejës është dëshmia e kësaj. Ata veçse e kanë ndarë mendjen dhe janë bërë rresht për Ramushin President|, ka shkruar ai.
Ndryshe, Gazmend Syla garon me numrin 11 në listën e AAK-së.