Insajderi
Biznes

GDP e eurozonës bie 6,8% si pasojë e pandemisë

Insajderi
02 February 2021 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
GDP e eurozonës bie 6,8% si pasojë e pandemisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bruto Prodhimi Vendor i zonës euro, viktimë e pandemisë, ka pësuar një rënie historike prej 6,8% në 2020, më pak nga sa ishte parashikuar nga Komisioni Evropian, sipas një vlerësimi të parë të publikuar sot nga zyra e statistikave Eurostat.

Në nëntor, Brukseli kishte parashikuar një rënie me 7,8% në një vit.

Në tremujorin e katërt, GDP pësoi një rënie me 0,7%, në raport me tremujorin e mëparshëm.

Për të 27 vendet e Bashkimit Evropian, recesioni ishte disi më i ulët, minus 6,4% gjatë vitit dhe minus 0,5% për periudhën nga tetori në dhjetor.

Pavarësisht një rezistence më të mirë sesa pritej në fund të vitit, falë performancës së mirë të industrisë gjermane, Evropa po ecën dukshëm më keq se rivalët e saj.

Vitin e kaluar, GDP shënoi një rënie prej 3,5% në SHBA, prej 3,1% në Rusi dhe ka progresuar me 2,3% në Kinë.

Kufizimet strikte në pjesën më të madhe të vendeve evropiane në  e rrepta të aplikuara në shumicën e vendeve europiane në pranverë ishin shumë të kushtueshme, ashtu si edhe kthimi i masave kufizuese nga vjeshta, për të frenuar valën e dytë të pandemisë COVID-19.

Në tremujorin e parë, GDP e zonës euro ishte ulur me 3,7%, pastaj me 11,7% në tremujorin e dytë, në kulmin e valës së parë, kur shumica e fabrikave në kontinent kryen një mbyllje të detyruar.

Tremujori i tretë njohu një rimëkëmbje historike të ekonomisë me plus 12,4%, në sajë të heqjes së kufizimeve./


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark