Shefi i Kabinetit të Agim Veliut në ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj ka shkruar se ‘budallët bëhet bashkë, të marrin në qafë’.
Ky shkrim ka ardhur sot, pas arritjes së marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Sipas tij, ai është referuar fjalëve të një plaku.
“Mos u bëfshin budallët bashk”, thoshte një plak, “se t’marrin n’qafë”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Kujtojmë që sot gjatë ditës, u arrit marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit, ku kjo e fundit edhe u propozua për emër të presidentit.