Gecaj: Pas Sfeqlës edhe Shpend Ahmeti të jap dorëheqje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Pas Sfeqlës edhe Shpend Ahmeti të jap dorëheqje

    Insajderi
    28 June 2016 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E konsideron si temë të ndjeshme vdekjen tragjike të dy fëmijëve në një gropë të hapur në lagjen Kolovicë të Prishtinës para gjashtë ditësh.

    E për këtë zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka preferuar që tek pas varrimit dhe “mbylljes së të pameve” të dy fëmijëve të familjes Mramori nga Kolovica, të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    “I dhashë vetes të drejtë të shkruaj për këtë temë shumë të ndjeshme, pasi kaluan ditët e të pamës në shtëpinë e cila humbi tragjikisht dy fëmijë dhe pasi konsideroj se kaloj aq kohë sa të mendojmë për këtë çështje esëll e pa tepri emocionesh”, kështu e nisi kërkesën e tij për dorëheqje të Ahmetit, Bajram Gecaj.

    Gecaj ka thënë se kjo çështje nuk mund të përmbyllet vetëm me dorëheqjen e Xhelal Sveqlës, pasi sipas tij, ai që duhet të jap dorëheqja është kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton Insajderi.

    “ Kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të përmbyllet vetëm me kaq, pra me dorëheqjen e një personi, aq më shumë kur disa mundohen ta përmbyllin këtë tragjedi dhe ta qojnë në harresë me ambalazhe moraliste të dorëheqjes. Prandaj, dorëheqje duhet të jap Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,” shkruan Gecaj në një postim në profilin e tij në Facebook.

    Njëherësh këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa, gjithashtu iu drejtohet edhe shoqërisë civile duke thënë se nëse kanë kërkuar dorëheqjen e kryqtarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, atëherë duhet që po të njëjtën gjë ta bëjnë edhe për Shpend Ahmetin. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark