×
  • Lajme
  • Insajderi

    Geci thotë se Thaçi ka tentuar ta likuidoj veç pse ka qenë përkrahës i Rugovës

    Insajderi
    30 November 2022 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci duke e komentuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit e cila e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014, ka hedhur akuza kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi.

    Geci ka thënë se gjithçka që i ka ndodhë atij dhe familjës së tij, janë “pjellë e politikës së Hashim Thaçit”.

    “Konfliktet kanë lindur që nga viti 1998 kur ne kemi qenë mbështetës të presidentit Rugova dhe ata kanë insistuar me largu nga skena politike me dhunë e vrasje. Ka qindra vrasje tjera që kanë ndodhë pas luftës dhe nuk janë zbulu kurrë. Mua kanë tentu të më vrasin disa herë, më kanë plagosur mua e vëllain dhe unë jam mbrojt. Por ata njerëz nuk kanë qenë fajtor, krejt këto janë pasojë e komunikatës 59, kanë tentu të më vrasin”, ka deklaruar Geci në një intervistë për Insajderin.

    Tutje, ai ka shtuar se lufta politike me Thaçin do të vazhdojë.

    “Lufta politike e Hashim Thaçin ka me vazhdu edhe më pas. Politika e tij është si deklarata e një profesorit të dhënë mbrëmë, me i vjerrë në shesh njerëzit veç pse mendojnë ndryshe”, ka shtuar Geci. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark