×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gëlltiti një kurorë dhëmbësh, pacientes në QKUK i shpëtohet jeta nga ndërhyrja urgjente

    Insajderi
    21 September 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjekët në Klinikën e Pulmologjisë i kanë shpëtuar jetën një pacienteje me inicialet A.D nga Gjakova, pasi kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh gjatë ndërhyrjes stomatologjike te stomatologu.

    Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

    Kurora e dhëmbëve pacientes i kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke bërë që t’i keqësohet gjendja shëndetësore dhe duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje.

    “Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje”.

    “Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark