Federata e Futbollit e Kosovës e ka bërë delegimin e gjyqtarëve për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Insporti.com.
Derbin kryesor të kësaj xhiro do ta drejtojë gjyqtari me stemën e FIFA-s, Genc Nuza.
Nuza do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Elvis Bicaj.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me fillim të orës 13:30.
Dardan Çaka do ta drejtojë kryendeshjen e javës së 20-të në Superligës ndërmjet Dritës dhe Llapit që luhet në Gjilan të shtunën nga ora 13:00.
Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri janë dy asistentët e Çakës në atë përballje.
Këto janë të gjitha delegimet e gjyqtarëve: