Ndeshja e rrethit të tretë në Ligën e Konferencës, RFS – Hibernians, do të drejtohet nga gjyqtarët kosovarë.
Është Genc Nuza, ai, i cili do ta ndajë drejtësinë në këtë duel, e të cilit do t’i asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.
Ky takim zhvillohet sot në orën 18:00, në Letoni.
Delegimi nga UEFA në këtë fazë të garave është një vlerësim i madh që i bëhet gjyqtarëve tanë, të cilët dita-ditës po dëshmojnë gjithnjë e më shumë kualitetin e tyre në ndarjen e drejtësisë.