Genc Prelvukaj për artistët që blejnë klikime: Kam hallin se po shpenzohen shumë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Genc Prelvukaj për artistët që blejnë klikime: Kam hallin se po shpenzohen shumë

    Insajderi
    19 June 2021 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rep-artisti i njohur, Genc Prelvukaj, vazhdon të marrë vëmendje me postimet nga përditshmëria.

    Ai asnjëherë nuk heziton që të publikojë imazhe të shumta nga jeta personale, përfshirë edhe udhëtimet që bën.

    Por, në një postim të fundit në Instagram ai ka ofruar mundësinë fansave që ta pyesin rreth të rejave.

    Njëri prej komentuesve kërkoi mendimin e reperit për artistët që arrijnë për një kohë të shkurtër miliona klikime në YouTube.

    “Uroj t’i arrijnë edhe një miliardë por kam hallin se shpenzohen shumë”, është shprehur ai.

    “Rrezja ime” ndërkohë është projekti muzikor i fundit nga ai, që u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark