×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    General Motors prezanton konceptin e taksisë fluturuese

    Insajderi
    14 January 2021 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania amerikane General Motors ka prezantuar konceptin e një automjeti fluturues autonom që punon në parimin e dronit.

    Automjeti Cadillac fluturues futurist mund të ngrihet dhe ulet vertikalisht, përdor bateri 90 kW dhe katër helikë për shtytje, si dhe mund të arrijë shpejtësi deri 100 km në orë.

    “Ne jemi duke u përgatitur për një botë në të cilën përparimet në teknologjinë elektrike dhe autonome lejojnë udhëtime personale me aeroplan,” tha shefi i dizajnit global të GM Michael Simcoe gjatë prezantimit të konceptit të taksisë fluturuese dje në Detroit, raporton Reuters.

    Kompania GM e quan këtë automjet një taksi ajror Cadillac eVTOL me dyer rrëshqitëse para dhe prapa, si dhe një çati panoramike prej xhami. Kabina ka ulëse të ngjashme me sallonin, plus sensor biometrikë, kontroll zëri dhe njohje të gjesteve të duarve.

    Prodhuesit e tjerë të automjeteve, përfshirë Toyota Motor, Hyundai Motor dhe Geely Automobile, më parë kanë treguar mjete ajrore konceptuale si pjesë e planifikimit të tyre të ardhshëm.

    GM nuk pranoi të zbulojë detaje të mëtejshme në lidhje me automjetin e tij fluturues.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark