×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gënjeshtra numër 3 e Martin Berishajt: Ka qenë çështje ditësh mbyllja fizike e MB Consulting

    Insajderi
    18 January 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka reaguar pas hulumtimeve të njëpasnjëshme të Gazetës Insajderi. Berishaj tha se nuk është pronar e as aksionar në asnjë ndërrmarrje në Kosovë, Mal të Zi, rajon e as në botë.

    Berishaj në statusin e tij ka lëshuar tre gënjeshtra. E para ishte deklarata se nuk është pronar i Myloja e Zaslon.

    E dyta “rren” që ai ka shkruar ishte: Nuk mora para nga GEN pas vitit 2020

    Gënjeshtra 3

    Ndërsa një të pavërtetë tjetër që ai tha ka të bëj me firmën “MB Consulting” të Martin Berishajt ai tha se mbyllja fizike e kësaj e firme ishte çështje ditësh duke thënë se kërkesa për mbyllje është bërë nga vetë ai.

    Por, Gazeta Insajderi kishte publikuar një shkrim para një viti ku zbuloheshin arsyet e mbylljes se “MB Consulting” .

    Edhe pse Martin Berishaj e quan si mbyllje fizike me kërkesë të tij atë demanton fakti se kjo firmë ishte mbyllur si shkak i borxheve nga autoritet në Mal të Zi dhe ishte aktive deri sa iu bllokuan xhirollogaritë.

    Insajderi me 26 prill 2022 kishte publikuar hulumtimin për firmën “MB Consulting” te Martin Berishajt, ambasadorit kosovar ne Kroaci qe është përfshire ne skandalin 600 mije eurosh te parave nga GEN-I Beograd, i ishin bllokuar xhirollogaritë. 

    Për kompaninë MB consulting d.o.o. në Mal të Zi tha se nuk ka pasur qarkullim që nga viti 2020.

    “MB consulting d.o.o. në Mal të Zi nuk nuk ka pasur qarkullim që nga viti 2020 dhe mbyllja e saj fizike sipas organeve të Malit të Zi, pas kërkesës sime për mbyllje, ka qenë çështje ditësh, dhe meqenëse bëhet fjalë për një kompani që nuk ka pasur aktivitet që nga vitit 2020 dhe ka qenë në proces të mbylljes, nuk ka pasur arsye të deklarohet si pronë”, shkroi ai.

    Por, të kundërtën e thonë hulumtimet e Insajderit, ku ditë më parë u zbulua se gjatë vitit 2021 GEN-I ka transferuar saktësisht 473 mijë e 889 euro drejt llogarisë së MB Consulting.

    Ndërsa, një vit më vonë më 2022, GEN ka transferuar edhe 119 mijë e 445 euro të tjera tek MB Consulting.

    Kujtojmë se, Martin Berishaj, kishte dhënë dy deklarata të pavërteta para Komisionit Hetimor për Energjinë në Kuvendin e Kosovës në nëntorin e vitit të kaluar.

    Ai kishte thënë se ka punuar si këshilltar në kompaninë serbe GEN, e cila merret me tregtimin e energjisë.

    Berishaj pati thënë se prej kur është bërë ambasador në vitin 2020, nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale me atë kompani.

    Unë GEN-in e njoh natyrisht, është një firmë e cila i ka 25 vende të botës, 13 bursa ndërkombëtare të shitblerjes së energjisë, është plotësisht qind për qind në pronë sllovene, kam qenë aty si këshilltar. I kam dhënë këshilla se çka do të duhej të bëjë një firmë e madhe, GEN është e regjistruar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë në vitin 2009, e ka licencën nga viti 2009 dhe bën shitblerje. Nga viti 2019, 2020 unë nuk jam më me ta, pasi kam filluar punën si ambasador dhe jam i lirë prej këtyre çështjeve”, pati thënë Berishaj para deputetëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, ndonëse ai këtë deklaratë e ka bërë para deputetëve të Komisionit nën betim, duket se nuk e ka thënë të vërtetën.

    Si pikë e parë, ai ambasador nuk është emëruar në vitin 2020, por në shkurt të vitit 2021, dhe e dyta kompania GEN ka derdhur para në xhirollogarinë e MB Consulting, biznesin e Berishajt edhe përgjatë kohës sa ai thotë se “unë nuk jam më me ta”, në vitin 2021 dhe 2022, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark