×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gënjeshtra numër 2 e Martin Berishajt: Nuk mora para nga GEN pas vitit 2020

    Insajderi
    18 January 2023 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një javë më parë, saktësisht me 10 janar 2023, Gazeta Insajderi ka publikuar komplet transaksionet bankare dhe ka zbuluar se kompania GEN gjatë viteve 2015-2022 ka derdhur mbi 1 milion euro në xhirollogarinë e MB Consulting, biznes ky në pronësi të Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

    Gjatë ditës së sotme, Berishaj përmes një statusi në Facebook, mohoi se kompania e tij MB consulting në Mal të Zi ka marrë para nga kompania GEN.

    Berishaj tha se MB consulting nuk ka pasur qarkullim që nga viti 2020.

    MB consulting d.o.o. në Mal të Zi nuk ka pasur aktivitet që nga vitit 2020 dhe ka qenë në proces të mbylljes, nuk ka pasur arsye të deklarohet si pronë. MB consulting d.o.o. si person juridik ka pranuar të hyra në periudhën 2017-2020, dhe të gjitha transaksionet janë bërë në mënyrë transparente përmes llogarisë bankare, dhe janë paguar të gjitha tatimet sipas legjislacionit në fuqi. Në lidhje me pretendimet e ngritura, Prokuroria atje ka zhvilluar hetimet, dhe ka mbyllur rastin sepse nuk ka gjetur asgjë nga pretendimet. Prandaj, akuza se jam nën hetime në Mal të Zi është e pavërtetë, sepse kjo është një çështje e mbyllur tashmë“, ka shkruar Berishaj.

    Por, të kundërtën e thonë hulumtimet e Insajderit, ku ditë më parë u zbulua se gjatë vitit 2021 GEN-I ka transferuar saktësisht 473 mijë e 889 euro drejt llogarisë së MB Consulting.

    Ndërsa, një vit më vonë më 2022, GEN ka transferuar edhe 119 mijë e 445 euro të tjera tek MB Consulting.

    Kujtojmë se, Martin Berishaj, kishte dhënë dy deklarata të pavërteta para Komisionit Hetimor për Energjinë në Kuvendin e Kosovës në nëntorin e vitit të kaluar.

    Ai kishte thënë se ka punuar si këshilltar në kompaninë serbe GEN, e cila merret me tregtimin e energjisë.

    Berishaj pati thënë se prej kur është bërë ambasador në vitin 2020, nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale me atë kompani.

    Unë GEN-in e njoh natyrisht, është një firmë e cila i ka 25 vende të botës, 13 bursa ndërkombëtare të shitblerjes së energjisë, është plotësisht qind për qind në pronë sllovene, kam qenë aty si këshilltar. I kam dhënë këshilla se çka do të duhej të bëjë një firmë e madhe, GEN është e regjistruar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë në vitin 2009, e ka licencën nga viti 2009 dhe bën shitblerje. Nga viti 2019, 2020 unë nuk jam më me ta, pasi kam filluar punën si ambasador dhe jam i lirë prej këtyre çështjeve”, pati thënë Berishaj para deputetëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, ndonëse ai këtë deklaratë e ka bërë para deputetëve të Komisionit nën betim, duket se nuk e ka thënë të vërtetën.

    Si pikë e parë, ai ambasador nuk është emëruar në vitin 2020, por në shkurt të vitit 2021, dhe e dyta kompania GEN ka derdhur para në xhirollogarinë e MB Consulting, biznesin e Berishajt edhe përgjatë kohës sa ai thotë se “unë nuk jam më me ta”, në vitin 2021 dhe 2022, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark