Donald Trump nuk do të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë aktori George Clooney i cili po merr pjesë në premierën e filmit të tij më të ri në Festivalin e Cannes.
“Money Monster” titullohet filmi me regji të Jodie Foster në të cilin luan Clooney, rolin e një eksperti televiziv për Wall Street.
I pyetur nga gazetarët për garën presidenciale në Amerikë, Clooney është përgjigjur prerazi.
“Nuk ka për të ndodhur. Donald Trump nuk do të zgjidhet president i Amerikës. Vendi ynë nuk meriton të udhëhiqet nga frika dhe një lider si Trump”, ka thënë Clooney.
“Ne nuk do të kemi frikë nga myslimanët, emigrantët ose femrat. Ne aktualisht nuk kemi frikë nga asgjë”, ka shtuar aktori i njohur, raporton AP.
Sipas tij, Trump është rezultat i televizioneve dhe medieve të cilat nuk shtrojnë pikëpyetje mbi sistemin dhe njerëzit potencial që mund ta udhëheqin Amerikën./Insajderi.com