×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Gërmimi i Bitcoin mund të ndalohet me ligj në Kinë

    Insajderi
    10 April 2019 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi i krijimit të bitcoin mund të hyjë në listën e aktiviteteve të ndaluara në Kinë. Një njoftim publikuar në faqen zyrtare të agjencisë së planifikimit ekonomik në Kinë thuhej se aktiviteti i prodhimit të monedhave kriptografike mund të ndalohej rreptësisht.

    Shqetësimi kryesor i autoriteteve lidhet me konsumin e energjisë dhe rritjen e ndotjes për shkak të resurseve të mëdha energjetike që nevojiten.

    Publiku Kinez është ftuar të komentojë çështjen deri më 7 Maj. Komisioni Për Zhvillim dhe Reformë Kombëtare nuk ka dhënë detaje se kur ndalimi mund të hyjë në fuqi.

     

    Procesi i gërmimit të bitcoin kryhet nga një procesor kompjuterik i cili zgjidh probleme komplekse matematikore për të verifikuar transaksionet e kriptomonedhave.

     

    Si incentivë, pronarët e pajisjeve që kryejnë këtë procese shpërblen me bitcoin të reja të sapo krijuara.

     

    Kompleksiteti i secilit prej problemeve përshtatet për tu siguruar se çdo bllok transkasionesh përpunon çdo 10 minuta mesatarisht. Sa më shumë kompjuterë që konkurrojnë, aq më të vështira bëhen ekuacionet për tu përpunuar dhe si rezultat kërkohet më shumë elektricitet.

     

    Disa prej operacioneve më të mëdha në botë të gërmimit të kriptomonedhave janë në Kinë. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportohen në Tetor se sipas një studimi dioksidi i karbonit i emërtuar nga këto aktivitete mund të rrisin temperaturën globale me dy gradë celsius që nga 2033.

    Në 2017-ën autoritetet Kineze morën masa ndaj bursave bitcoin dhe ICO duke i ndaluar të dyja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark