×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gërvalla: BE-në nuk e shoh të paanshme në raport me Kosovën dhe Serbinë

    Insajderi
    08 December 2022 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarja e listës “Guxo”, dhe njëkohësisht ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka folur në lidhje me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjen e targave.

    Sipas saj, BE është treguar e paaftë në këtë pikë dhe prandaj u desh edhe ndërhyrja e SHBA-së për ‘kapërcimin’ e asaj situate.

    Gërvalla-Schwarz tha se BE nuk ka dështuar vetëm në këtë raport, sipas saj që nga vitet e 90-ta nuk ka qenë në gjendje të zgjidh krizat në kontinentin e saj.

    “Shikoni kur ishim në Bruksel për targa e keni parë që BE është treguar e paafte për te gjetur zgjdhje për rajonin e kontinenti evropian, u desh ndërhyrja e SHBA-së për të kapërcyer një situatë. Me gjithë partneret tanë diskutojmë mes vete për zgjidhjet më të mira dhe nuk bëjmë asgjë me shumë e asgjë më pak. SHBA nuk e le vetëm Kosovën në sfida. BE ka dështuar jo vetëm ne këtë raport, BE që nga vitet 90 nuk ka qenë e zonja te zgjidh krizat në kontinentin e saj”, tha ajo në Context.

    Ajo tha se Bashkimi Evropian nuk është i paanshëm në raport të dialogut Kosovë-Serbi, sipas ministres Gërvalla komentet e Kosovës janë më pak të pranishme sesa ato të Serbisë.

    “Si ministre e Punëve të Jashtme se shoh BE-në të paanshëm ndaj Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kërkesat kan ngjyrim të Serbisë dhe pak komentet tona dhe kërkesat tona, por nuk shkojmë në Bruksel për tu ankuar shkojmë për dialog. Besojmë që epilogu në fund do të jetë në favor të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark