×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla kërkon zgjim ndërkombëtar: Vuçiq është eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit

    Insajderi
    26 September 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka postuar në Twitter pamjet ku nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, shihet pjesë e aksionit të grupit terrorist, që më 24 shtator sulmoi Policinë e Kosovës duke e vrarë Afrim Bunjakun.

    Në të njëjtin postim, Gërvalla ka thënë se Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit.

    Ajo ka bërë thirrje për zgjim të komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin veprime që të ruhet stabiliteti.

    ”Dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare për të ruajtur stabilitetin”, ka shkruar Gërvalla.

    Pamjet janë kapur nga dronët e Policisë së Kosovës, të martën ato i publikoi ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark