×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gërvalla krye më vete, “nuk ka marrëveshje” me Serbinë

    Insajderi
    26 March 2023 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy vite ministre e jashtme, por vështirë e shquar për ndonjë punë e cila pa mëdyshje të do të mund të miratohej për arritje në fushën e diplomacisë të cilën e udhëheq. Huqjet serike ishin dhe vazhdojnë të mbesin marka e punës së saj si zyrtarja më e lartë në institucionin pasqyrë me botën e jashtme të shtetit, shkruan Insajderi.

    Donika Gërvalla, e përsëriti sërish. Ndonëse s’u pa e dëgjua askund në kohën kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, arriti marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo marrëveshje kaloi në ujdi “ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshne”, ajo nuk mendon njëjtë si shefi i saj.

    “Nuk ka marrëveshje”, beson ajo ende. Duke dhënë intervistë për një media portugeze, ajo e “demanton” Kurtin. “E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë”, supozon ministrja e jashtme.

    Kjo marrëveshje e cila është konfirmuar nga ShBA dhe BE si ligjërisht e detyrushme për palët edhe pa nënshkrim, për Gërvallën nuk vlen të pohohet ashtu, shkruan Insajderi.

    “Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht Serbia nuk ishte gati për këtë”, vazhdon ajo.

    “Ata thjesht vazhdojnë lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe kohëve të ndryshme dhe më pas, kur afrohet firma, refuzojnë”, derisa shtoi edhe se “Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson”.

    Marrëveshja është pranuar si e tillë dhe punë e kryer nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian, të NATO-s, dhe ShBA-së, por jo edhe nga Gërvalla./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark