×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Kurti ka lënë anash shqetësimet për Draftin, ka dashur të nënshkruaj marrëveshjen

    Insajderi
    16 January 2024 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë për media sot ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti në Samitin e vitit të kaluar ka ofruar nënshkrimin e tri dokumenteve, si përgjigjje ndaj kërkesës urgjente të partnerëve evropian për implementimin e marrëveshjes Kosovës- Serbi.

    Ajo ka thënë se BE s’ka qenë në gjendje që atë natë të sjell Serbinë dhe nënshkrimet e Serbisë në tavolinë, prandaj ai shans është humbur dhe se tashmë komentet e Kosovës për Draftin mbeten valide.

    “Sa i përket Draftit që na është dorëzuar në shtator dhe për të cilin Kryeministri në tetor ka thënë se nëse kryeshtetasit evropian që kanë qenë në Samitin evropian atë ditë, pas shprehjes së një urgjence nga ana e tyre, meqenëse është kaq urgjente të trajtohet çështja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë kryeministri ka ofruar aty për aty, duke lënë mënjanë shqetësimet dhe komentet që kemi paraqitur me shkrim ndaj Draftit, të ulen palët dhe të nënshkruajnë të 3 dokumentet. Marrëveshjen e 27 shkurtit, aneksin e marsit dhe Draftin”, ka deklaruar ajo.

    Në këto rrethana Kosova do të ishte e gatshme duke iu përgjigjur urgjencës së partnerëve për të implementuar dhe për të pranuar të tri dokumentet e nënshkruara nga dy palët. BE atë natë s’ka qenë në gjendje të sjell Serbinë dhe nënshkrimet e Serbisë në tavolinë. Prandaj komentet tona për Draft-in mbeten aktuale sepse ai shans që e patëm atë natë nuk arriti të realizohet. Unë e shoh që ka pasur një shans unik, mirëpo pritjet që Serbia do të jetë konstruktive në dialog nuk u vërtetuan atë natë. BE-ja duhet të mendoj mirë se cila është rrugë në të ardhmen, si do veprojë jo vetëm me marrëveshjet Kosovë-Serbi, por cila është perspektiva e vitit 2024, do të vazhdojë BE-ja me ledhatimin e Serbisë dhe injorimin e rrezikut, apo do të ketë një ndryshim në qasje”, ka thënë Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark