×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla merr mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian

    Insajderi
    26 January 2024 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot është takuar me homologen e saj për një vizitë në Andorra.

    Gërvalla i kërkoi homologes së saj mbështetjen e Andorrës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Jemi në nivelin e dytë të procesit dhe jemi të kënaqur që kemi mbështetjen e shumicës së vendeve evropiane, përveç Spanjës”, tha Gërvalla, shkruan Altaveu.

    Tor është shorehur se Kosova e ka “mbështetjen tonë të plotë për këtë anëtarësim”, teksa bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

    Gjatë këtij takimi është diskutuaredhe për mundësinë që të rinjtë e Kosovës të shkojnë në Andorrë për qëndrime pune, propozim ky i Gërvallës që gjatë takimit e ka gjetur mbështetjen e homologes së saj androane.

    “Është një çështje që duhet ta shqyrtojmë si në fushën ligjore e po ashtu edhe në atë të emigracionit. Andorra ka nevojë për fuqi punëtore në periudha specifike dhe mund të jenë qëndrime të shkurtra të studentëve që vijnë në vend për të bërë praktikë në institucione”, tha Tor.

    Gërvalla gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, dhe me ministren e Kulturës dhe Sportit, Monica Bonell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark