×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla merr pjesë në takimin Ministror në Romë, diskutohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

    Insajderi
    05 February 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot do të marrë pjesë në takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që do të mbahet në Romë, e cila është ftuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, z. Antonio Tajani.

    “Nën udhëheqjen e Ministrit Tajani do të mbahen dy sesione ku temë kyçe do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe kontributi i sektorit privat në këtë proces, perspektiva e bizneseve italiane.

    Në fjalën e saj para homologëve nga Ballkani Perëndimor, Ministrja Gërvalla do të paraqes perspektivën e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit në BE, progresin e arritur në demokraci, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, plotësimin e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon në fushën e sigurisë.

    Në vazhdën e Ministerialit WB6 në Romë, Ministrja Gervalla do të takojë homologun e saj për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, z. Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve qendrore të Italisë.”

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark