×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në takim me ministrin gjerman të Mbrojtjes ka kërkuar një rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon

    Insajderi
    31 January 2024 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e punëve të jashtme (MPJD), Donika Gërvalla kërkoi një rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon, gjatë takimit me ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorious.

    Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kryesore të takimit të punës që sot ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e mbajti me ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorious, në prag të vizitës së tij në Republikën e Kosovës.

    “Në kuadër të këtij takimi, ministrja Gërvalla e njoftoi ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë në rajon”, thuhet në njoftim.

    Gërvalla falënderoi ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti për mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve, si dhe kontributin e Gjermanisë të dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it.

    Në këtë drejtim, ministrja Gërvalla kërkoi një rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon.

    Ky takim sipas këtij dikasteri shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, duke krijuar mundësi për një të ardhme të sigurt dhe prosperuese në rajon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark