×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla pas takimit me ambasadorët: Theksuam përkushtimin për bashkëpunim dhe koordinim me aleatë

    Insajderi
    28 September 2023 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-SchWarz ka shkruar sot për takimin që kanë pasur bashkë me kryeministritn Albin Kurti me ambasadorët e akredituar në Kosovë pas sulmit terrorist në veri të Republikës.

    Gërvalla ka thënë se ambasadorëve të akredituar u kanë ofruar informacione mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe kanë prezantuar qëndrimin zyrtar për sulmin e tmerrshëm terrorist.

    “I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të denoncojë fuqishëm veprimet destabilizuese të institucioneve shtetërore serbe dhe degëve brenda Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

    Kryediplomatja kosovare ka thënë se në takim kanë theksuar se institucionet e Kosovës edhe një herë treguan përkushtimin e tyre për profesionalizëm dhe maturi.

    “Qeveria përsëriti përkushtimin e saj të palëkundur për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim, duke ruajtur integritetin tonë territorial dhe sigurinë kombëtare”, ka shtuar ministrja.

    Ajo ka thënë se në takim kanë theksuar përkushtimin për bashkëpunim dhe përpjekje të koordinuara me partnerët dhe aleatët.

    “Ne theksuam përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim dhe përpjekje të koordinuara me partnerët dhe aleatët tanë. Kosova mbetet e përkushtuar për të shërbyer si forcë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka përfunduar kryediplomatja Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark