×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla përcjell debatin në Parlamentin Evropian: Dënim dërrmues dhe kërkesa të qarta për Vuçiqin

    Insajderi
    03 October 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur debatin e anëtarëve të Parlamentit Evropian për tensionet në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Përmes një postimi në platformën “X”, Gërvalla ka njoftuar se ka qenë prezente në Strasburg dhe ka takuar pasur rastin të takohet me disa nga eurodeputetët evropianë.

    Gërvalla u ka bërë thirrje anëtarëve të BE-së që të ndalojnë rrugën e Vuçiqit drejt konfliktit.

    “Jam e inkurajuar nga takimet e shkëlqyera me anëtarët e PE-së sot në Strasburg. Sapo isha dëshmitare e një debati të fuqishëm në PE për agresionin e Vuçiçit, dënimin dërrmues dhe kërkesat e qarta: Duhet të ketë pasoja. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje anëtarëve të BE-së që të ndalojnë rrugën e Vuçiçit drejt konfliktit”, ka thënë Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark