×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla pranon se shtetet e BE-së po i diskutojnë masat për Kosovën

    Insajderi
    20 June 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz në një konferencë për media është pyetur lidhur me masat ndëshkuese të BE-së dhe nëse Kosova ka marrë ndonjë shkresë zyrtare lidhur me këto masa.

    Gërvalla ka thënë se deri tani s’kanë marrë asnjë letër, por thotë se ka informacione që mes shteteve anëtare të BE-së ka diskutime se cila do të duhej të ishte rruga e duhur, për masat e mundshme apo si do të dukeshin ato masa, por potencon se s’ka një qëndrim përfundimtar.

    Do ta njoftojmë publikun në momentin që do të ketë një shkresë zyrtare, ka thënë ajo.

    “Sa i përket masave ndëshkuese të BE-së, s’kemi marrë asnjë letër asnjë dokument. E di që ka shumë gjëra për të cilat diskutohet. Ka diskutim mes partnerëve se cila është rruga e duhur, dhe kur do të duhej të merreshin masa, dhe se si do të mund të dukeshin ato masa, apo nëse nuk do të duhej .. Nuk ka një qëndrim të të gjithë partnerëve se si do të duhej të trajtohej Kosova në këtë fazë”, ka thënë Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark