Insajderi
Lajme

Gërvalla takon homologun e Singaporit: Shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate

Insajderi
23 September 2023 - 17:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërvalla takon homologun e Singaporit: Shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është takuar me homologun e saj të Singaporit, Vivian Balakrishnan, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Ministrja Gërvalla ka shkruar në platformën “X” se Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të mëdha.

“Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera përkundër të gjitha dyshimeve. Shumë mirënjohëse për një takim të përzemërt dhe të thellë me kolegun tim Vivian Balakrishnan dhe diskutimin rreth një sërë mundësish për të thelluar më tej marrëdhëniet mes Singaporit dhe Kosovës në të ardhmen”, ka shkruar Gërvalla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark